Albumi i dhjetë i Eminemit arriti online, pa asnjë njoftim paraprak, i shoqëruar me një postim në “Twitter” nga reperi 45-vjeçar: “Jam munduar të mos mendoj shumë për këtë...shijojeni”.
Është një temë që përsëritet brenda sekondave të parë të albumit: “Vetëm do t’i shkruaj mendimet e para që më shkojnë në mendje”, këndon ai. “Dhe do ta shoh nga më çon”, vazhdon më pas.
Jo për herë të parë në karrierën e tij është e lehtë të ndiesh se Marshall Mathers III po bëhet pak i pasinqertë. Ë
shtë e qartë se “Kamikaze” është produkt i menduar thellë, më së shumti për shkak të laramanisë që sjell. Është e qartë se një njeri jo i qetë me konceptin e “Not Reading The Comments”, pothuajse gjatë tërë kohës për 45 minuta konsumohet duke u ankuar për pritjen e ftohtë që i është bërë albumit të tij të fundit – albumi i dobët dhe i heshtur “Revival” i vitit 2017 – dhe për gjendjen aktuale të hip-hopit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Kënga e papublikuar e Eminemit shpërndahet në platforma online
-
Jay-Z dhe Eminem në albumin e ri të Rakimit, për herë të parë bashkë pas 25 vjetësh
-
Demi Lovato në paqe me të kaluarën, ndërsa fillon një ekopë të re
-
Eminemi thotë se i frikësohej vdekjes për shkak të varësisë ndaj drogës
-
Madonna rikthehet me “Confessions II”