Me leximin e vargjeve të poezisë së tij, “Lamtumirë!”, të premten në varrezat e Prishtinës është varrosur shkrimtari, gazetari dhe mbledhësi i folklorit, Halil Kajtazi.
Familja ka njoftuar se Kajtazi vdiq në moshën 82-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër. “Sepse, edhe vdekja ime/ Është me fat/ Sikurse ka qenë/ Lindja me fat...”, ishin vargjet e para që ia kishte kushtuar vdekjes së tij Kajtazi, në librin e botuar sivjet, “Lindje me fat”, ku u thur lavde Kosovës e Shqipërisë. “Zgjohuni, takohuni, jetoni...”, shkruan Kajtazi, duke u bërë thirrje të gjithëve të pinë ujë në krojet e fshatit të tij të lindjes, Vitak. “Vendlindjen mos e harroni/Kurrë.../Kurrë.../Kurrë”.
Kajtazi, i cili në rini kishte punuar si mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në fshatrat e Skenderajt dhe Istogut, ka lënë pas vetes mbi 35 vepra në prozë e poezi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)