“Blej, lexo dhe takohu” është ftesa për vizitorët e galerisë “Monet”.
Hapësira ekspozuese këtë muaj i ka hapur dyert për vizitorë në një lokacion të ri, por për shkak të pandemisë kjo gjë u bë pa ceremoni.
Ata që ia mësyjnë kësaj galerie në muret e saj mund të ndeshen me botën artistike të Veli Blakçorit. Veçantitë e tij artistike vërehen në vizatimet, pikturat e skulpturat e ekspozuara.
Përveç pikturave, kjo galeri ofron edhe produkte të tjera. Pjesa më e madhe e tyre janë prodhime vendore e përmbajnë një simbol Kosove.
“Monet” do të vazhdojë të jetë adresë ekspozuese dhe urë lidhëse mes artistëve dhe artdashësve.
Kafe-galeria “Monet” pas pandemisë pritet t’i zgjerojë edhe më shumë aktivitetet për vizitorët e krijuesit.
-
Kafe-galeritë midis hapësirave alternative, trendit dhe rezistencës
-
Tridhjetë imazhe bardhezi – nostalgji e thirrje për lexim
-
Shenjat e ringjalljes së poçarisë si rilidhje me tokën
-
Punëtoria e artit në qeramikë – eksperiencë e re në zbulim të pasionit
-
“Arti gjatë pandemisë...” vjen si kundërpërgjigje dhe realitet i ri