Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kadareja të enjten në Kosovë për çmimin “Letërsia shqipe”

Prishtinë, 4 prill - Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, të enjten do të qëndrojë në Prishtinë. Gjatë ditës ai do të takojë disa krerë institucionalë, përderisa në orën 11:00 do të pranojë çmimin e Ministrisë së Kulturës, “Letërsia shqipe”.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën shefi i kabinetit të ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, Ndue Ukaj, shkruan sot “Koha Ditore”. “Shkrimtari Kadare do të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit”, ka thënë Ukaj për solemnitetin që do të mbahet në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kadare është laureati i parë i çmimit “Letërsia shqipe” që sivjet është themeluar nga MKRS-ja. Sipas Ministrisë së Kulturës, ky çmim i veçantë jepet për personalitete, të cilat, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, në ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.

Çmimi i themeluar muajin që shkoi ka vlerë financiare prej 10 mijë eurosh dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.