Nesër, në ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, mbahet ceremonia e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, i cili i jepet shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Ismail Kadare është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i nominuar disa herë për çmimin "Nobel" në letërsi.
Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi.
Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë.
Nesër, ai do të marrë çmimin për "Letërsi Shqipe" në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kadare e ka të rëndësishëm çdo çmim që i vjen nga Kosova
-
Kadare nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”
-
85-vjetori i lindjes së Kadaresë, shkrimtarit shqiptar në letërsinë botërore
-
Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta rikandidojë Kadarenë për “Nobel”
-
Rama uron Kadarenë, “Mbetet maja e penës së letërsisë shqipe”