Këngëtari më i njohur i muzikës rok në Francë, Johnny Hallyday, ka vdekur në moshën 74 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të mushkërive.
Hallyday i ka shitur më tepër se 100 milionë albume dhe i ka mbajtur më se 50 turne madhore, prej vitit 1960, kur e kishte koncertin e tij të parë profesional.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se ai ishte i inspiruar nga këngëtari amerikan, Elvis Presley, shkruan rel.
Në Francë, ky këngëtar ishte një personalitet shumë i rëndësishëm i kulturës, prandaj për vdekjen e tij ka njoftuar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot herët në mëngjes.
Këngëtari Johnny Hallyday “e ka sjellë një pjesë të Amerikës në panteonin tonë kombëtar”, tha presidenti Macron.
I njohur thjesht me emrin Johnny, ai ishte lindur në Parisin e okupuar nga nazistët, më 15 qershor të vitit 1943, nga babai nga Belgjika dhe nëna franceze.