Kosova humbi njërin nga historianët me të mirë Prof.dr.Muhamet Tërnava, i cili me punën dhe njohuritë e thella prej shkencëtari arriti t’i thyej tezat e akademikëve serbë rreth popullsisë së Kosovës gjatë periudhës mesjetare.
Vepra shkencore e Profesor Tërnaves “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI” mbetet bazament i fortë i argumentimit të vazhdimësisë së popullimit të territorit të Kosovës me popullsi shqiptare gjatë gjithë periudhës mesjetare. Për shkak të argumenteve dhe mbrojtjes së tezava në ketë vepër, regjimi serb e burgosi dhe e maltretoi në format me mizore në Burgun e Shkupit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProfesor Tërnava i takon gjeneratës së artë të historianëve të Kosovës, të cilët punuan dhe vepruan në kushte të jashtëzakonshme.
Ligjëroi historinë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës me dekada, derisa nuk u burgos dhe u dënua për shkak të angazhimit në veprimtaritë patriotike. Për pasojë regjimi e largoi nga puna. Ndërkohë pati edhe probleme shëndetësore.
Varrimi i të ndjerit do të behet sot në orën 16:20 në Lismir të Fushë Kosovës.