Kulturë

Ka ndërruar jetë 'Chewbacca' i “Star Wars”, Peter Mayhew

Aktori i cili ka luajtur rolin ‘Chewbacca’ në filmat e “Star Wars” Peter Mayhew ka vdekur në moshën 74 vjeçare ka njoftuar familja e tij, bën të ditur BBC.

Ai ndërroi jetë me datën 30 prill në shtëpinë e tij në Texas.

Aktori britaniko-amerikan luajti rolin e gjigantit Wookiee Chewbacca në trilogjinë origjinale që filloi në vitin 1977, si dhe filmat e mëvonshëm deri në vitin 2015.

“Ai vendosi zemrën dhe shpirtin në rolin e Chewbacca dhe këtë e tregoi në çdo skenë “, tha familja e tij.

Mayhew i lindur në Londër luajti Chewbacca në trilogjinë origjinale të Star Wars, dhe e ndau rolin në ‘The Force Awakens’ në vitin 2015.

Mark Hamill, i cili luajti rolin e Luke Skywalker në filmat Star Wars, e përshkroi Mayhehun si “gjigantin më të butë”.