Janë bërë të ditura nominimet për çmimet akademike, dhe shumica e projekteve të parashikuara për t’u nominuar sivjet, kanë arritur të hyjnë në këtë listë.
Sa i përket shpërblimit kryesor “Oscar”, atë “Filmi më i mirë” sivjet të nominuar janë filmat: “Ford v Ferrari”, “The Irish Man”, “Jojo Rabit”, “Joker”, “Little Women”, “Marriage Stor”:, “1917”, “Once Upon a Time… in Hollywood” dhe “Parasite”. Gjatë këtij sezoni të shpërblimeve kinematografike, ndër favoritët për t’u shpërblyer në këtë kategori, konsiderohen filmat, “The Irish Man”, “1917”, “One Upon a Time… in Hollywood” dhe “Parasite”.
Në kategorinë “Aktori më i mirë”, sivjet për çmim “Oscar” konkurrojnë yjet: Antonio Banderas, i nominuar për rolin e tij në filmin “Pain and Glory”, Leonardo DiCaprio për “One Upon a Time… in Hollywood”, Adam Driver për “Marriage Story”, Joaquin Phoenix për rolin e tij në “Joker” dhe Jonathan Pryce për “The Two Popes”.
E për çmimin “Aktorja më e mirë” të nominuara janë: Cynthia Erivo për rolin në filmin “Harriet”, Scarlett Johansson për “Marriage Story”, Saoirse Ronan për “Little Women”, Charlize Theron për rolin e saj në “Bombshell” dhe Renee Zellweger për rolin e saj në filmin biografik “Judy”.
Garë e fortë do të zhvillohet edhe për kategorinë “Regjisori më i mirë” ku sivjet kanë arritur të nominohen: Martin Scorsese, Todd Phillips, Sam Mendes, Quentin Tarantino dhe Bong Joon Ho.
Sa i përket kategorive “Aktori përkatësisht aktorja më e mirë në rol dytësor” nominime kanë arritur të marrin yjet: Tom Hanks, Anthony Hopkins, Al Pacino, Joe Pesci dheBrad Pitt, dhe aktoret Kathy Bates, Laura Dern, Scarlett Johansson, Florence Pugh dhe Margot Robie.
Edhe
Tre filma dominojnë nominimet për çmimet BAFTA, prin “Jokeri”
Kategoritë e tjera, të cilat zgjojnë interesim tek adhuruesit e filmit janë edhe “Filmi më i mirë i animuar” dhe “Filmi më i mirë i huaj”. Në kategorinë për film të animuar sivjet të nominuara janë projektet: “How To Train Your Dragon”, “I Lost My Body”, “Klaus”, “Missing Link” dhe “Toy Story 4”.
Ndërsa, për filmin më të mirë të huaj të nominuar janë: “Corpus Christi” nga Polonia, “Honeyland” nga Maqedonia e Veriut, “Les Miserables” nga Franca, “Pain and Glory” nga Spanja dhe “Parasite” nga Koreja Jugore.
Shpërblimet kryesore në kinematografi, të cilat i ndan Akademia e Shkencave të Arteve, do të ndahen më 9 shkurt në ceremoninë glamuroze, e cila zë vend në Los Angeles.