Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Joker” në Venecie mirëpritet me tetë minuta ovacione

Venecie, 3 shtator – Premiera e filmit “Joker” në Festivalin e Filmit në Venecie ka marrë 8 minuta duartrokitje të shtunën mbrëma. Me Joaquin Phoenix, si armik i Batmanit, dhe nën regjinë e Todd Phillips, filmi i ri po jep shenja për çmime dhe, siç ka thënë, edhe drejtori artistik i Festivalit të Venecias, Alberto Barbera, po shkon “drejt e në Oscars”.

Kritiku i “The Independent”, Geoffrey Macnab, e ka përshkruar filmin si “të fuqishëm dhe origjinal” dhe ka thënë se Phoenix e luan rolin e tij “në një mënyrë që e bën atë shumë simpatik, por edhe shumë të frikshëm”.

Edhe kritiku i “Variety” e ka vlerësuar lart filmin: “Phoenix është i mrekullueshëm si një i sëmurë mendor i çuditshëm, i cili bëhet palaçoja-vrasës Joker në filmin e Todd Phillips, si një kneokaut neo-‘Taxi Driver’ , satirë që shfaqë atë që po ndodh në botën e vërtetë”.

Një kritikë në “Empirë” shton: “Derisa Arthur/Joker, Joaquin Phoenix është i mrekullueshëm...pasi që ka humbur kilogramë për rolin e tij, ai është i thatë, i uritur, i brishtë. Hijet ia theksojnë eshtrat e tij. Fiziku i tij është i vlefshëm – mënyra si ai lëviz, vrapon, ulet, pi duhan, kërruset. Intensiteti i tij i zakonshëm është shfaqur komplet dhe është tërheqës, madje edhe i pakalueshëm në disa momente”.

Përderisa “IndieWire”ndërkohë e përshkruan filmin si “pa dyshim rigjenerimin më të guximshëm të superheronjve të kinemasë që nga ‘The Dark Knight’ dhe “The Guardian”, i ka dhënë “Jokerit” pesë yje, teksa e ka cilësuar si “një film të lavdishëm dhe shpërthyes”.

“Joker” do të shfaqet nëpër kinematë në Britani të Madhe më 4 tetor/ The Independent.