Hollywoodi nuk ishte i gatshëm për John Singletonin kur ai shpërtheu në skenën filmike në moshën 23-vjeçare – dhe mbase prej atëherë asnjëherë nuk e kishte parë të udhës të përgatitej.
Kur Singelton ishte nominuar për regjisorin më të mirë për “Oscar” për debutimin e tij sensacional të vitit 1991 me “Boyz N th Hood” (për të cilin e kishte shkruar edhe skenarin), ishte filmbërësi i parë afro-amerikan që do të hynte në këtë kategori – dhe më i riu i të gjitha kohërave, shkruan sot Koha Ditore.
Dhe ai nuk fitoi. Por derisa Singleton po mbushte kinematë me “How to Survive in South Central” të Ice Cube, nisi të merrej vesh se bëhej fjalë për një mjeshtër të ri, me një film sfidues për të rinjtë që po rriteshin në Los Anxhelosit Jugqendrore, diçka që mund të matej me “Mean Streets” të Scorsesez ose “I Vitelloni” të Fellinit.
Megjithatë, pavarësisht respektit dhe ndjeshmërisë për të, pavarësisht kreativitetit të vazhdueshëm dhe përqendrimit të madh në punë, Singletoni nuk ia kishte dalë ende që ta rrokte vëmendjen e spektrit të gjerë të kritikës, teksa po zhvillonte mrekullueshëm karrierën e tij.
Madje edhe atë regjisoriale. Por shumica e regjisorëve nuk do t’ia dilnin të mateshin me të si në rastin e punës së kryer në “Boyz N the Hood”, kryevepër me skena nga përleshjet e përplasjet e armatosura nga toka e qielli në rrugë, me elemente muzike.
Cuba Gooding Jr luan Tre; Ice Cube është miku i tij telashexhi, Doughboy dhe Morris Chestnut është vëllai i Doughboyt, Ricky, Tyra Ferrel është e jashtëzakonshme në rolin e nënës së tyre dhe Angela Bassett dhe Alurence Fishburne luajnë prindërit e çuditshëm të Tre...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)