Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Jeta në Kosovën e yjeve botërore

Kur njerëzit mendojnë për Kosovën, mbase u kujtohet një vend në luftë nga fundi i viteve ’90. Ama, atyre nuk u bie ndërmend fakti se nuk ka vend tjetër në Evropë që mund të ketë pop-yje për kokë banori sa Kosova

Para se t’ju tregoj se kush janë ato yje të muzikës pop, më duhet të them se ky nuk është rasti kur unë vizitova për herë të parë këtë vend në vitin 2004. Çdo gjë ishte ndryshe. Ishte pesë vjet pas luftës, gati krejt rrugët ishin të shkatërruara ose nuk ekzistonin fare, të shumta ishin makinat e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s. Kosova atëherë ende nuk ishte shtet, shkruan sot Koha Ditore.

Cila kompani perëndimore do të investonte në një vend të tillë? Cili turist do të guxonte të vinte në këtë zonë? Asnjë. Kjo nuk i ndihmoi as Serbisë – që pas shpine kishte Rusinë – e cila tentoi të bllokonte çdo gjë që do ta sillte Kosovën para syve të botës. Serbia pareshtur ka lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA, FIFA, Lojëra Olimpike, Kombe të Bashkuara e kështu me radhë. Ishte e lehtë ta përshkruash Kosovën si vend të kriminalitetit dhe ekstremizmit mysliman, pasi askush nuk mund ta shihte portretin e saj të vërtetë, shkruan Stephan Van Dijk në “Emerging Europe”, transmeton Koha Ditore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)