Rockgrupi Jericho ka lansuar këngën “Ëndërr e Prerë” me titull nga poezia e Dritëro Agollit.
Kënga përmban vargjet e recitalit “Ëndërr e prerë”, ndërkaq videoklipi i kësaj kënge është realizuar në bashkëpunim me aktorin Xhevdet Doda, shkruan Koha.net.
Në përshkrimin e këngës së postuar në kanalin zyrtar të Jerichos në Youtube, tregohet se muzikën për këtë këngë e ka bërë vetë Petrit Çarkaxhiu. Vargjet e recitalit nga poezia e Dritero Agollit “Ëndërr e Prerë”
Orkestrimi i harqeve dhe korit është bërë nga Trimor Dhomi, ndërsa në vokal e kitarë është Petrit Çarkaxhiu, kitara e parë Leonard Canhasi, në bas kitarë Edi Gjinolli dhe në bateri Visar Rexha. Për këtë këngë Jericho ka bashkëpunuar edhe me korin Okteti +.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, para disa ditëve frontmeni i rockgrupit të njohur kosovar, Petrit Çarkaxhiu, pati thënë se kënga i dedikohet situatës politike në vend derisa ishte shprehur se rrugëtimi i Kosovës nga viti 199 deri në 2019 është i trishtueshëm.
Edhe
Jericho ka gati këngën dhe videoklipin “Ëndërr e Prerë”, frymëzuar nga poezia e Agollit
Këto janë disa nga vargjet e këngës:
“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë
Është turp kaq shpejtë të rrish e të vdesësh
Ne ëndërronim një vdekje më të mirë
Duke vdekur fytyrat tona ti shihnim në pikën e vesës”.
Edhe
“Ëndërr e Prerë” kënga e re e Jerichos, Çarkaxhiu zbulon detajet
“Tomlin e Nones” është kënga hit e këtij grupi që ishte inspirim nga poezia e “Mes dy Qytetërimeve” të Ali Podrimës.
“Nëntor i Ftohtë”, “Kur do t’pushojë kjo kangë”, e “Shkaba” janë disa prej këngëve më të njohura të Jerichos.