Aktori kosovar Jehon Gorani është pjesë e filmit “Kursk”, me skenar të Robert Rodat e me regji të Thomas Vinterberg, shkruan KultPlus.
Filmi flet për fatkeqësi nënujore dhe neglizhencën e qeverisë, ku përderisa marinarët luftojnë për mbijetesë, në anën tjetër familjet e tyre ballafaqohen me dëshpërim, ku pengesat politike pamundësojnë shanset për ti shpëtuar ata.
Në këtë film që do të ketë premierën në vitin 2018, do të luajë edhe aktori i njohur botëror Colin Firth, kurse pjesë e kastës së këtij filmi janë edhe shumë yje të njohura. Sipas faqes zyrtare të këtij filmi, aktori kosovar Jehon Gorani do të luajë rolin e Oblomov. Filmi është kooproduksion i Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut, kurse xhirimet e këtij filmi janë duke u bërë në Belgjikë, Francë dhe Norvegji. Ky film është i zhanrit dramë e histori.
-
“Qielli i trazuar” si rrugëtim i vështirë mbi kuptimin e jetës
-
Jehon Gorani pas 20 vjetësh rikthehet në shesh-xhirimet e Kosovës
-
“A Big Bold Beautiful Journey” me yjet Margot Robbie dhe Colin Farrell
-
“Konsulli rus” për “Kosovën serbe”, nis fushatën në Hollywood
-
Kurti sot pret në takim ndihmëssekretarin O’Brien