Preokupimet e shoqërisë në Afrikë, çështja e nacionalizmit dhe varfëria që ka përfshirë këtë kontinent, i cili në vazhdimësi ka probleme sociale, janë shfaqur në ekranin e Kinemasë Armata në Prishtinë.
Java e filmave bashkëkohorë për herë të parë po prezantohet në kryeqytet duke sjell përballë audiencës vendase dy tema të ndërlidhura me jetën e njerëzve, të cilët në dekadën e fundit pësojnë sistematikisht nga kushtet joadekuate për jetën.
Drejtoresha e Aleancës Franceze, Aicha El Hadj Macky shpjegon për emisionin “Express” në KTV ngjarjet e të dy filmave që kanë për bazë problemet sociale në Afrikë.
“Këtë javë në Kino Armata ambasada Franceze në Kosovë dhe Aleanca Franceze, organizuan javën e filmit bashkëkohorë afrikan dhe prezantuam sot dy filma, njëri ishte “fotteles tree” i realizua në Nigeri dhe trajton temën e sterilitetit mes çifteve, ndërsa filmi që shfaqëm tani është sirena e faso fani, ngjarja e të cilit zhvillohet në Burgina Faso”, ka thënë ajo.
Shfaqja e të dy filmave arriti të linte përshtypje të mira te pjesëmarrësit.
Java e Filmit bashkëkohor afrikan, do të shfaqë projekte filmike deri të premten mbrëma në Kinemanë “Armata” në Prishtinë.