Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Rexhep Ismajli ka thënë se ASHAK është duke përkthyer në shqip dhe botuar veprat e plota të albanologëve më të shquar të huaj.
Këtë ai e ka bërë me dije në emisionin CODEX të KTV-së, teksa ka folur për botimin e plotë që po i bëhet veprës së gjuhëtarit të shquar austriak Nirbert Jokl, i cili kishte vdekur në një kamp përqendrimi më 1942.
Akademik Ismajli, ka folur ndër tjera edhe rrezikun e zhdukjes së disa të folmeve të shqipes siç janë ato të arbëreshëve të Zarës dhe të arvanitasve në Greqi.