Prishtinë, 22 tetor – Historia e studimeve albanistike në Evropë është e shtrirë në shumë shtete të Kontinentit të Vjetër. Italia zë një prej vendeve të posaçme në këtë hartë. E pikërisht me këtë do të merret Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.
Sot (e martë) në institucionin më të lartë shkencor në vend fillon konferenca shkencore ndërkombëtare “Studimet Albanistike në Itali”. Janë mbi 50 studiues shqiptarë e të huaj që do të paraqiten me kumtesat e tyre në Konferencën dyditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëllimi i ASHAK-ut është që t’i nxjerrë në pah studimet albanistike në shtetin italian. Në ngjarjen e organizuar nga Këshilli Drejtues i përbërë nga Rexhep Ismajli, kryetar, anëtarët Seit Mansaku, Francesco Altimari, Eqrem Basha dhe sekretari Bardh Rugova, midis të tjerësh me kumtesat e tyre do të paraqiten Emanuele Banfi, Seit Mansaku, Rexhep Ismajli, Floresha Dado, Francesco Altimari, Leonardo Mario Savoia, Benedetta Baldi e John Trumper.
(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")