Shkrimtari Ismail Kadare merr një tjetër çmim, kësaj radhe në Itali. Në Udineze, Kadare u vlerësua me motivacionin si rapsod i dashuruar, por dhe kritik i popullit të tij.
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është fituesi i çmimit prestigjioz Nonino për vitin 2018, edicioni i 43 i këtij evenimenti që promovohet nga distileritë e Perkotos në Udineze dhe që i shkon personazheve të mëdhenj të kulturës me gjykimin e një jurie të drejtuar nga nobelisti V.S. Naipaul.«Një rapsod i dashuruar, por edhe kritik me popullin e tij.
Mes realitetit historik dhe legjendave që rikujtojnë madhështitë dhe tragjeditë e të shkuarës ballkanike dhe osmane, Kadare krijoi tregime të mëdha – shkruhet në vlerësimin e jurisë. Shkrimtari shqiptar merr kështu vlerësimin e radhës që i shtohet vargut të gjatë të vlerësimeve ndërkombëtare për të.
Juria në Udineze gjithashtu vlerësoi me çmimin ‘një mjeshtër i kohës sonë’ filozofin italian Giorgio Agamben, krijuesi i konceptit Homo Sacer, qenia njerëzore për të cilin jeta është e shenjtë. Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet në distileritë Nonino Di Ronchi në Perkoto, në Udineze, më 27 janar.
-
Kadare laureohet me çmimin prestigjioz italian Nonino
-
Ismail Kadare nderohet me çmimin ndërkombëtar “Nonino 2018” në Itali
-
Shkrimtari i majave të letërsisë
-
85-vjetori i lindjes së Kadaresë, shkrimtarit shqiptar në letërsinë botërore
-
Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta rikandidojë Kadarenë për “Nobel”