“Into the Park Festival 2017” vjen sivjet me 48 orë muzikë dhe me dy skena, njëra në parkun e qytetit Karagaq dhe tjetra gjendet ne kilometrin e katërt me pamjen piktoreske, afër atraksionit turistik Zip Line ku do të performojnë Dj Kosovare dhe të huaj për 48 orë.
Festivali Into the Park zhvillon edicionin e tij të gjashtë kur edhe njëherë tenton që muzikën alternative Kosovare dhe të huaj ta promovojë para audiencave më të mëdha në numër si dhe atraksionet turistike malore nga Peja si Zip Line, Via Ferrata dhe Parkun e Aventurave.
Ofertat turistike sivjet zhvillohen bashkë me dy organizata lokale të cilat në vitet e fundit kanë kontribuar në zhvillimin direkt të turizmit lokal : Merimangat e Pejës dhe Parku i Aventurav, të cilat me atraksionet e tyre kanë hapur dyert e Pejës për vizitorët nacional dhe internacional.
Into the Park Festival 2017 fillon me 14 dhe 15 Korrik në Pejë/Kosovë.