Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Institucionet kulturore presin MKRS-në për shpalosjen e detyrave

Mosmiratimi i buxhetit për vitin 2020, ka shkaktuar probleme te një varg institucionesh kulturore, që t’i publikojnë programet e tyre artistike.

Disa nga këto institucione që operojnë në kuadër të Ministrisë që drejtohet nga ministri në detyrë, Kujtim Gashi, i kanë thënë Kohavisionit se programet tashmë i kanë të krijuara, por shpalosja e tyre varet drejtpërdrejt nga miratimi i MKRS-së, transmeton KTV.

Jehona Shyti nga departamenti i Kulturës në MKRS, thotë së mungesa e miratimit të buxhetit për këtë vit, mund të sjellë pasoja në detyrat e parashikuara të institucioneve kulturore.

Tri kërkesa për aprovim të programit i ka dërguar Galeria e Ministrisë së Kulturës në adresë të MKRS-së.

Menaxherja e këtij institucioni i ka thënë KTV-së përmes telefonit, se ka kohë që po e presin një vendim nga ana e ministrisë për ta bërë publike listën e ekspozitave që do të mbahen brenda vitit 2020.

Nga ana tjetër, Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare, thotë së programin e kanë dërguar në Ministrinë ë Kulturës për aprovim dhe premton se së shpejti, për publikun do ta prezantojnë ekspozitën e parë të këtij viti.

Edhe Premtimet e 2019-s rëndojnë buxhetin e sivjetmë të institucioneve kulturore Kulturë Premtimet e 2019-s rëndojnë buxhetin e sivjetmë të institucioneve kulturore

Mosmarrëveshjet politike po vazhdojnë të dëshmojnë se ndikojnë direkt në jetën kulturore të vendit, deklaron Florent Mehmeti, drejtor i teatrit “Oda”.

Pavarësisht moskrijimit të Qeverisë dhe miratimit të buxhetit, edhe ideja për shkrirjen e Ministrisë së Kulturës në atë të Arsimit, po konsiderohet të jetë një nga pengesat për prezantimin e punëve të institucioneve të kulturës.

Një vendim i tillë i paraqitur nga qeveria në ardhje, nuk ka gjetur mbështetje nga komuniteti i artistëve.