Rrjeti i institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës, që numëron mbi 30 organizata kulturore, e ka nominuar Besa Luzhën për ministre të Kulturës, Rinisë e Sportit.
Të mërkurën RrIPAK-u nëpërmjet një kumtese për media ka kërkuar nga partitë politike në vend që pozita e udhëheqësit të kulturës t’i takojë një anëtari të shoqërisë civile, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kumtesës, ky rrjet ka vërejtur mungesën e plotë dhe të theksuar të kapacitetit të nevojshëm të partive politike dhe koalicioneve parazgjedhore që t’u përgjigjen sfidave dhe të shfaqin kapacitet e njohuri për gjendjen aktuale në fushat e artit dhe të kulturës.
Kësisoj, siç është shkruar në kumtesën e RriPAK-ut, duke i pasur parasysh edhe dobësitë e treguara në administrimin e këtij dikasteri qeveritar në periudhën e kaluar, si dhe dobësitë e mangësitë e treguara në diskutimet publike dhe programet zgjedhore të partive politike për këtë fushë, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit duhet të drejtohet nga një person që i njeh problemet e kësaj fushe.
“RrIPAK-u vlerëson që për krijimin e një paradigme të re për artin dhe kulturën në Kosovë dhe krijimin e një momenti të ri të zhvillimit, Ministria e Kulturës duhet të reformohet dhe në këtë proces kjo Ministri duhet të udhëhiqet nga përfaqësues të dëshmuar dhe të pavarur të shoqërisë civile, të cilët mbështeten në këtë punë nga institucionet e artit dhe të kulturës, artistët individualë, shoqëria civile, partitë politike dhe partnerët ndërkombëtarë”, shkruhet në kumtesë. Si model janë marrë vendet e rajonit, si Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.