Institucionet qendrore të kulturës i kanë kërkuar Ministrisë së Kulturës që për vitin 2018 t’ua financojë projektet me mbi 4 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Shtatë nga tetë institucione të kulturës kanë kërkuar ose planifikojnë të kërkojnë saktësisht 4 milionë e 117 mijë euro.
Secili prej institucioneve buxhetin e kërkuar e sheh si të domosdoshëm për realizimin e projekteve. Por realisht kjo shumë është dyfishi i asaj që Ministria e Kulturës është në gjendje ta ndajë për institucionet e saj vartëse.
Sipas Ligjit të buxhetit që është miratuar muajin që shkoi, në kategorinë e përkrahjes institucionale për kulturën - pos pagave, shpenzimeve komunale, projekteve kapitale, mallrave e shërbimeve - për subvencione dhe transfere janë në dispozicion 2 milionë e 85 mijë euro.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Premtimet e 2019-s rëndojnë buxhetin e sivjetmë të institucioneve kulturore
-
Institucionet kulturore kërkojnë buxhet prej 3.5 milionë eurosh
-
Buxheti godet planet e institucioneve kulturore pavarësisht rritjes
-
Institucionet kulturore qendrore s’arkëtojnë as 30 mijë euro në vit
-
Institucionet e kulturës kërkojnë rreth 5 milionë euro për 2019-n