Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Inaugurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës - pa leje

Shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, është inaguaruar të premten. E vendosur në oborrin e Katedrales në Prishtinë, në inaugurimin e saj foli vetëm skulptori i veprës, Fatmir Hoxha.

KOHA ka raportuar gjatë së enjtes se Ipeshkëvia ka hequr dorë nga vendosja e shtatores së Anton Çettës, derisa atë të Rugovës, e kanë vendosur pa leje nga Komuna e Prishtinës.

Image

“Ipeshkëvia e Kosovës ka dashur që t'i nderojë dy figura të mëdha të kombit, dr. Ibrahim Rugovën dhe prof. Anton Çettën. Për këtë asnjëherë nuk është sjellë një vendim i prerë. Por për të respektuar mospëlqimin e vajzave të prof. Anton Çettës dhe pasi kemi hasur në padenjësinë sakramentale të tij, atëherë kemi sjellë vendim që të mos vendoset shtatorja e Anton Çettës”, ka deklaruar gjatë së enjtes sekretari i Ipeshkëvisë së Kosovës, Don Fatmir Koliqi.

Në inaugurim, skulptori Hoxha ka thënë se ky realizim është vetëm “gjysma”, duke shtuar se shpreson që të vendoset edhe shtatorja tjetër.

Artikuj të ngjashëm