Regjisori meksikan Alejandro Gonzalez Inarritu (55) – i cili më 2015 me “Birdman” pos “Oscarit” për filmin më të mirë mori edhe atë për skenarin dhe regjinë më të mirë e më 2016 me “The Revenant” mori “Oscar” për regjinë më të mirë – do të kryesojë jurinë e edicionit të 72-të të Festivalit të Filmit në Cannes, që mbahet prej 14 deri më 25 maj.
Përzgjedhja e një regjisori meksikan në pozitën e kryetarit të jurisë së Festivalit do ta “nderojë krejt kinematografinë meksikane” përderisa do të nxjerrë në plan të parë regjisorin e cili nëpërmjet realitetit virtual ua ka mundësuar shikuesve që të njihen me ferrin nëpër të cilin kalojnë emigrantët. Këtë e bëri me filmin “Flash and Sand” me të cilin më 2018 mori “Oscar” në kategorinë për arritje të veçanta, përcjell sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitin e kaluar jurinë e Festivalit të Cannes e ka kryesuar Cate Blanchett, e cila ka luajtur në filmin e Inarritus, “Babel” të vitit 2006. Asokohe regjisori meksikan mori “Palmën e Artë” për regjisorin më të mirë. Vitin e kaluar “Palmën e Artë” e ka marrë regjisori japonez Hirokazuu Koreedi për filmin “Shoplifters”.
“Prej fillimit të karrierës, Festivali i Filmit në Cannes për mua ka qenë i një rëndësie të veçantë. Jam shpërblyer dhe më vjen mirë që do të rikthehem edhe sivjet. Pakrahasueshëm jam krenar që do ta kryesoj jurinë. Kinemaja rrjedh nëpër venat e planetit tonë e ky festival është sikurse zemra e tij”, u ka thënë Iñarritu gazetarëve.
"Alejandro Inarritu rrallëherë pranon të jetë në juri të ndonjë festivali dhe më duhet të them se kjo është hera e parë me atë të Festivalit të Cannes që kryeson një regjisor meksikan. Cannes është pikëtakim i të gjitha kinematografive, e kësaj radhe do ta nderojmë në mënyrë të veçantë kinematografinë meksikane”, ka thënë drejtori i Festivalit, Pierre Lescure....(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).