Kulturë

Imamja e parë në Danimarkë në objektivin e regjisores Skovgaard

Marie Skovgaard, regjisorja daneze, ka kaluar disa ditë në Prizren gjatë muajit gusht. Edhe pse nuk është myslimane, ajo është mësuar me thirrjen e ezanit në këtë qytet.

Skovgaard, po ashtu, është mësuar që ezani të thirret nga një grua imame, Sherine Khankan. Khankan është personazhi kryesor në dokumentarin e saj të titulluar “The Reformist – A Female Imam”.

Aty regjisorja për më shumë se tre vjet ka ndjekur Khankan dhe betejën e saj për një reformimin të interpretimit patriarkal të Kur’anit. Dokumentari, sipas Skovgaard thekson interesin e saj si regjisore: gjetjen e grave që kanë një mision. “The Reformist...” është shfaqur në Prizren gjatë gushtit në edicionin e 18-të të “DokuFestit”.

Historia e xhamisë “Mariam”, një temë e ndjeshme për xhirim

Emri Sherine Khankan ka qarkulluar nëpër media të njohura. Prestigjiozja “The Times” në një artikull të saj ka pyetur: A është Sherine Khankan e ardhmja e fesë islame.

Khankan është gruaja e parë imame në Danimarkë dhe themeluesja e xhamisë së parë për gra “Mariam” në Copenhagen... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)