Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“I vetëburgosuri” i artit

Që nga koha e regjimit ngjyrëkuq që e kishte burgosur, ai jeton në një bllok banesash të ndërtuara kaherë, në lagjen e “Pazarit të Ri” në Tiranë.

Dy ditë më pas, ai do të bëhet 83 vjeç. Megjithëse njëri ndër artistët dhe intelektualët më aktivë shqiptarë, deri tani, zëri i tij ka mbërritur në Prishtinë vetëm nëpërmjet ekranit të televizioneve nga Tirana.

Edhe kësaj radhe, Prishtinës do t’i flasë po përmes ekranit televiziv, por siç vëren vetë ai që në krye të intervistës, kjo është hera e parë që intervistohet nga një media kosovare.

Televizioni është KTV-ja (Kohavisioni), emisioni që do të transmetojë intervistën quhet CODEX, kurse gazetari është autori i këtyre rreshtave, Durim Abdullahu.

Sapo përshëndetemi, ai shpreh habi për saktësinë e ekipit televiziv. E kishim lënë të shkonim në ora 12:00 dhe ne kishim mbërritur një minutë para mesit të ditës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)