Kulturë

“I avashtë dhe i pandalshëm” me tharmin si simbolikë rritjeje

Në mes të hap

Në mes të hapësirës që prej kohësh shfrytëzohet si galeri, e vendosur në ish-hapësirat e Galerisë së Ministrisë së Kulturës te “Qafa”, për shkak të procesit të rinovimit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, gjenden sirtarë të hapur metalikë. Janë prej atyre që gjenden në furra të mëdha. Secila prej tyre përmban brumë të vendosur sipër, brumë në fazën e tij fillestare, e gjatë zhvillimit të ekspozitës, me kalimin e kohës, për shkak të tharmit, ai fryhet dhe del prej mbajtësve, bie në tokë dhe kjo është krejt ideja e ekspozitës

Rritja e brumit edhe si metaforë ka zënë vend në vepra arti. Një prej tyre ka ardhur nga Kemil Bekteshi në Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë përmes ekspozitës “I avashtë dhe i pandalshëm” që është hapur të enjten. Puna e babait të tij, Ruzmir Bekteshit, si zakonisht ndikon në shumicën e veprave të artistit, e kësaj radhe ka ardhur si instalacion brumi në mbajtëse metalike

Katalizator në proces të përgatitjes së brumit janë enzimat që gjenden brenda qelizave të tharmit të bukës. Rritja e brumit edhe si metaforë ka zënë vend në vepra arti. Një prej tyre ka ardhur nga Kemil Bekteshi në Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë përmes ekspozitës “I avashtë dhe i pandalshëm” që është hapur të enjten. Puna e babait të tij, Ruzmir Bekteshit, si zakonisht ndikon në shumicën e veprave të artistit, e kësaj radhe ka ardhur si instalacion brumi në mbajtëse metalike.

Të thjeshta në pamje e lehtë të zbërthyeshme duken veprat e artistit boshnjako-shqiptar. Tejet kuptimplote janë mesazhet. Enët prej metali që babai i tij përdor për të pjekur bukën mbajnë yndyrë e shenja të mbetura gjatë përdorimit. Por jo veç kaq. Gjithçka është rreth punës së palodhur për shumë vjet për familjen. Perceptohet si një ironi me shoqërinë për vlerësimin e punës dhe segmentimin e asaj se çfarë është e denjë për shoqërinë të njihet si punë.

I lindur në vitin 1997 në Beograd, Bekteshi është një artist vizual. Në praktikën e tij artistike, shpesh merret me tema që lidhen me identitetin, gjeopolitikën dhe kombësinë. Praktika e tij artistike përdor një sërë mediash, duke përfshirë performanca, vepra në hapësira publike, objekte dhe instalime, shpesh specifike për vendndodhjen dhe kohën.

Kësaj radhe nuk janë prej veprave të varura në mur sikur kornizat që mbajnë pikturat. Është një punë që shfaq tri mediume paralele për të treguar një ide të vetme. Në mes të hapësirës që prej kohësh shfrytëzohet si galeri, e vendosur në ish-hapësirat e Galerisë së Ministrisë së Kulturës te “Qafa”, për shkak të procesit të renovimit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, gjenden sirtarë të hapur metalikë. Janë prej atyre që gjenden në furra të mëdha. Secila prej tyre përmban brumë të vendosur sipër, brumë në fazën e tij fillestare, e gjatë zhvillimit të ekspozitës, me kalimin e kohës, për shkak të tharmit, ai fryhet dhe del prej mbajtësve, bie në tokë dhe kjo është krejt ideja e ekspozitës.

Bazuar në punën e babait të tij si bukëpjekës, ai ka krijuar këtë instalacion i cili do të jetë i ekspozuar aty deri më 14 shtator.

“Puna e babait tim ka shumë ndikim në punën time, ne bashkëpunojmë shumë dhe në këtë rast ka qenë me shumë rëndësi ideja se si të flas për Kosovën në Kosovë, meqë për këtë shtet flas shpesh jashtë vendit dhe kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme për mua dhe jam shumë i lumtur që është këtu. Është kuptimplotë në zemrën dhe në mendjen time. Sa i përket kësaj pune, kam dashur ta bëj një hap prapa e të mundohem ta tregoj fillimin e çdo procesi si në këtë rast procesin e përgatitjes së bukës”, ka thënë Kemil Bekteshi.

Krahas brumit me përmasa të ndryshme, pjesë e ekspozitës është edhe tingulli monoton dhe shurdhues i përzierësit të brumit, incizuar në një nga hapësirat ku punon babai i tij. Kjo ia shton një dimension tjetër përvojës së ekspozitës. Muret e bardha kanë vija të vizatuara, vija të njëtrajtshme dhe të çrregullta njëkohësisht. Të bëra bashkë, ato paraqesin një lloj harte të lokacioneve të furrave kosovare në disa vende perëndimore.

Bekteshi i ka vizituar disa prej tyre dhe ka krijuar këto vija në formë harte. Hartat e pikave të furrave kosovare në Berlin dhe në Lubjanë i ka realizuar më 2024, ndërkaq pas një viti i ka krijuar edhe hartat e furrave kosovare në Sarajevë e në New York.

“Tharmi është përbërësi themelor i krejt procesit. Ekspozita është e ndarë në tri copëza: instalacioni me tharm buke është njëri prej tyre, i avashtë dhe i pandalshëm siç edhe e ka titullin ekspozita; mund të dëgjohet zhurma e makinës për përzierje të brumit; ndërkaq në mure mund të shihen vizatime hartash që i kam krijuar viteve të fundit, ku i kam shënjuar furrat kosovare në perëndim”, ka thënë ai, teksa i ka shpjeguar paralelet e instalacionit.

Të ekspozuara aty, veprat artistike përpiqen ta drejtojnë vështrimin drejt kushteve të punës së kosovarëve të shpërndarë në perëndim.

“Brumi këtu që vazhdon të rritet gjatë gjithë ekspozitës është një metaforë për migrimin e diasporës kosovare jashtë shtetit. Kam dashur të tregoj se si jemi të bashkuar dhe rritemi bashkë ngadalë por pa ndalur”, ka thënë Bekteshi.

Tharmi si pikënisje e gjithçkaje është pika për reflektim mbi punën, migrimin dhe qëndrueshmërinë. Nëpërmjet kësaj pune, Bekteshi i jep zë punës së babait të tij. Jo vetëm kjo. Ai u jep zë të gjithë atyre që janë “të padukshëm” në punën e tyre dhe përmes saj krijojnë kushtet për art dhe mbijetesë.

“Kjo tregon zgjerimin e Kemilit në punën e tij të zakonshme, zgjerimin e kapaciteteve që janë zhvilluar gjatë viteve të fundit dhe mendoj se përmes përvojave të familjes së tij, sidomos babait dhe gjyshit të tij, ai mundohet të flasë për diasporën kosovare dhe për lëvizjet ekonomike e sociale në përgjithësi, andaj kjo ka qenë një nga arsyet logjike. Për familjet që tradicionalisht lidhen me furrat dhe me pjekjen e bukës mbizotëron ky stereotip i shëmtuar i njerëzve jashtë Kosovës, andaj ky ka dashur ta rikthejë fuqinë e këtij stereotipi dhe ta shndërrojë në diçka tjetër”, ka treguar Bojan Stojçiq, i cili është kurator i kësaj ekspozite.

Shpërndarja, transformimi dhe fermentimi në këto vepra shërbejnë si metafora e metoda të jetës. Në shikim të parë si e magjishme, sipas kuratorit Stojçiq, instalacionet e artistit e nxjerrin në dritë procesin e ngadaltë e të akumuluar që formëson jetën në diasporë.

“Përgatitja e bukës ka ekzistuar po aq sa ekziston civilizimi mes nesh dhe në çdo civilizim, ky proces ka qenë pjesë themelore e jetës në fakt. Për shembull, egjiptasit e lashtë mendonin se ishte një lloj magjie, se është një proces magjik kur brumi fryhet gjatë natës dhe bëhet bukë kur e pjek. Tharmi është në fakt magjia, jo magjia në kuptimin e parë të fjalës, është puna që realizohet, është bakteri që shpenzon shumë energji për ta krijuar, andaj është një metaforë e përkryer në përshkrimin e kushteve të punës, të cilat zakonisht nuk i shohim, për shembull në këtë kontekst bukëpjekësit, nuk i shohim kur ia nisin punës në orën dy të mëngjesit që ne të kemi bukë të freskët në mëngjes”, ka thënë ai.

Këmbëngulja ndër breza, kujdesi dhe qëndrueshmëria janë veti të atyre që janë punëtorë të zellshëm në cilëndo punë që e bëjnë. Stereotipat ekzistojnë gjithnjë, por është shumë e rëndësishme kur arrihet që ato të përdoren për t’u shndërruar në vepra arti.