Prishtinë, 23 qershor - Regjisori shqiptar Izer Aliu me filmin e tij të metrazhit të gjatë “Hunting Flies” është nominuar për dy çmime në garën prestigjioze “Amanda Awards” në Norvegji. Regjisori më i mirë dhe skenari më i mirë janë kategoritë ku ai garon me nga dy filmbërës të tjerë. Krahas këtyre dy nominimeve, “Hunting Flies” është nominuar edhe për kamerën më të mirë (Nils Eilif Bremdal).
Filmi i xhiruar në Maqedoni është dramë që trajton ngritjen dhe rënien e diktaturës. Ngjarja zë vend në një klasë, ku gjatë një dite të ngarkuar shikuesi njoftohet me Ganiun (Burhan Ahmeti), mësuesin idealist, i cili humb punën në ditën e parë të shkollës. Por ai bën një përpjekje të fundit që ta rimarrë postin duke mbyllur nxënësit në klasë dhe duke i detyruar që t’i zgjedhin problemet e gjata të konflikteve që kanë ndërmjet fshatrave të tyre. Si i tillë ky film pati premierën botërore në “Toronto Film Festival” në shtator të viti të kaluar. Që atëherë është shfaqur edhe në festivale të tjera dhe nëpër kinema të Norvegjisë.
-
Regjisori shqiptar vlerësohet me çmimin që konsiderohet “Oscar” norvegjez
-
PriFest shpalos Programin garues Europian, sjell 11 filma
-
“Pesë stinët e fëmijërisë sime” rrumbullakon vitin në Norvegji
-
“Dreams” i Norvegjisë merr “Ariun e Artë” të “Berlinales”
-
Shqipëria synon “Oscar” me “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”