Parlamenti hungarez tashmë e ka kaluar një ligj që rrit kontrollin qeveritar mbi teatrot në vend.
I shtyrë përmes një procedure të ngutshme, ligji që parasheh një Këshill Kombëtar Kulturor “për mbikëqyrjen e centralizuar strategjike të sektorëve kulturorë” është kaluar të mërkurën me një shumicë dërrmuese në koalicionin qeveritar të udhëhequr nga kryeministri konservator, Viktor Orban.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTermat e draftit janë ndryshuar pjesërisht si pasojë e protestave masive nga skena kulturore hungareze dhe politikanëve opozitarë, të tillë si bashkiaku i ri i Budapestit, Gergely Karacsony.
Drafti origjinal, që ishte bërë publik në fillim të dhjetorit, përfshinte shfuqizimin e Fondit Kombëtar për Kulturë dhe kufizimin e subvencioneve shtetërore për institucionet e pavarura kulturore. Qeveria do të kishte edhe fjalën e saj në vendimet për subvencione dhe emërimin e drejtorëve të teatrove.
Ligji i miratuar nuk prek financimin e institucioneve kulturore sikundër ishte menduar në draftin e parë. Për shembull, Fondi Kombëtar i Kulturës do të mbetet në vend. Megjithatë, komunat që duan të pranojnë subvencione shtetërore duhet të pajtohen që Qeveria të luajë rol në menaxhimin e institucionit dhe emërimin e drejtorit të tij. Këshilli Kombëtar i Kulturës, i lidhur me Qeverinë, do të lëshojë udhëzues e rekomandime në fushën e kulturës. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)