Horrori tabu i Yorgos Lanthimos, “The Killing of a Sacred Deer”, lëviz me siguri të një somnabuli bashkë me spektrin e tij të dallueshëm e të çuditshëm.
Është një kthesë intriguese, shqetësuese dhe zbavitëse, që në shumë mënyra mund të jetë horror-triler konvencional i viteve ’70 ose ’80, apo edhe ankth i viteve ’90, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ka kolonë zanore orkestrale të çjerrë, kënde të ankthshme xhirimi, lëvizje herë poshtë, herë lart dhe njerëz që ecin të vetmuar nëpër korridore në atë mënyrë që i bën të duken sikur lëvizin në xhirim të ngadalësuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi sjell një burrë të pashëm dhe të suksesshëm profesionalisht dhe gruan e tij të bukur e familjen e tyre, të cilët ballafaqohen me një kërcënim voodoo. Ky është një film, i cili e ka të qartë formën dhe qëllimin – dhe mua më duket sikur premton të arrijë suksese – më shumë sesa filmi i kaluar i mrekullueshëm i regjisorit “The Lobster”, në të cilin atij i sosen idetë pak para përfundimit të filmit.
Tipari dallues i Lanthimos, dialogu dhe sjellja gati robotike, këtu vjen si dëshmi në shkallë të ndryshme me finesë dhe ngjyrime. Colin Farrel portretizon kirurgun kardiak të suksesshëm me gruan e tij me shumë stil (Nicole Kidman) dhe dy fëmijët e tyre sharmantë, Bob (Sunny Suljic) dhe Kim (Raffey Cassidy). Por ka diçka të çuditshme tek ky kirurg.
Ai flet në mënyrë të tërhequr, introspektive dhe intonimi që u bën këngëve është diçka që i ngjason asaj që quhet OCD (çrregullim obsesiv-kompulsiv). Ai ka një martesë shumë të lumtur dhe është i arrirë në aspektin profesional. Por aty ekzistojnë tensione. Është e qartë se ai duhet ta lërë pijen dhe guraja e tij sigurohet që ai të bëjë ashtu.
Ka një shije interesante në seks: i thotë gruas së tij “anestezionin e përgjithshëm” dhe ajo duhet të zhvishet dhe të rrijë e shtrirë në shtrat sikur të ishte pa ndjenja. Ajo miraton kërkesat e tij private dhe detyrat martesore i merr me qetësi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.