Është një lloj i filmit të besueshëm, një triler-krim në të cilin një gazetare e re dhe insistuese (Zar Amir-Ebrahimi, që mori Çmimin për aktoren më të mirë në Cannes), e shpalos skandalin me të cilin nuk dëshiron të merret asnjë njeri i fuqishëm: një vrasës serik e kishte terrorizuar me të vërtetë qytetin e shenjtë iranian, kishte vrarë 16 prostituta rrugësh, kishte pasur policë të cilët e ndihmuan fshehtas
Nganjëherë është shumë e rëndësishme të dimë nëse një film bazohet në ngjarje të vërtetë apo jo. Duke parë të zhurmshmen dhe të mallkuarën “Holy Spider, ju do të tmerroheni edhe më shumë kur ta kuptoni se në të vërtetë një vrasës serik e kishte terrorizuar me të vërtetë qytetin e shenjtë iranian, Mashhad në fillim të viteve 2000, se ai kishte vrarë 16 prostituta rrugësh, se kishte pasur policë të cilët e ndihmuan fshehtas të arratisej dhe kishte njerëz në Iran – shumë njerëz, që i ndihmonin familjes së tij – të cilët ishin në anën e vrasësit. Ai ishte duke bërë punën e Zotit.
Filmi i fundit i regjisori suedezo-iranian ishte “Borderi” i paklasifikueshëm, një përrallë rreth të dëbuarve dhe të huajve në të cilën një doganier suedez, fatkeqësisht grotesk, rezulton të jetë një karrem. “Border” më 2018 mori Çmimin për filmin më të mirë në kategorinë “Un Certain Regard”, seksion paralel i “Palmes së Artë” në Festivalin e Filmit në Cannes. “Holy Spider” (Merimanga e shenjtë) – me të cilin aktorja iraniane, Zar Amir-Ebrahimi, të shtunën e kaluar mori Çmimin për aktoren më të mirë – fillimisht është një lloj i filmit të besueshëm, një triler-krim në të cilin një gazetare e re dhe insistuese (Zar Amir-Ebrahimi) e shpalos skandalin me të cilin nuk dëshiron të merret asnjë njeri i fuqishëm. Shkurt, ai tingëllon si një ripërsëritje e qindra trilerëve. “Merimanga e shenjtë”, megjithatë, nuk duket asnjëherë si një zgjedhje e sigurt zhanri. Madje krejt e kundërta. Ajo kërcet dhe shkëlqen nga zemërimi.
Rahimi arrin në Mashhad nga Teherani, duke vozitur një autobus plot me pelegrinë. Nuk është çudi të shohësh jetën e saj të portretizuar me pengesa të shumta të përditshmërisë: nëpunësi i hotelit, i cili nuk do t’ia japë dhomën e rezervuar sepse ajo nuk e kishte burrë të huajin, i cili i thotë asaj se duhet t’i mbulojë më mirë flokët, kolegun e gazetës që në mënyrë të ngathët e pyet për të kaluarën e saj seksuale, mënyra se si oficerët e policisë, që ajo interviston, buzëqeshin, ndërsa e pyesin drejtpërdrejt për të kaluarën. Gruaja është një shtyllë prej hekuri. Kur ajo vendos se mënyra më e mirë për ta nxjerrë në pah vrasësin, është të përdorë trupin e saj si karrem, më asgjë nuk duket e çuditshme.
Ne e dimë se kush është vrasësi. Saeed (Mehdi Bajestani) është punëtor ndërtimi dhe familjar i përkushtuar veçanërisht kur bëhet fjalë për vajzën. E vërtetë, ai mund të jetë nervoz. Nëse nuk ka kujdes, djali i tij adoleshent mund t’i ndiejë grushtet e zemërimit të drejtë dhe, ndonëse nuk do ta pranonte këtë, atij i duket stresuese puna për të gjetur dhe vrarë ato gra të ndyra që punojnë. Ato të cilat janë të droguara nuk luftojnë shumë, por disa janë më të forta.
Ai i vret në shtëpi; shumë lehtë, gruaja e tij i çon fëmijët të shohin gjyshërit e tyre një herë në javë. Nëse e gjen veten të nxitur nga lufta, ai i lutet Allahut. Më pas ai e hedh trupin diku jo larg, thërret reporterin e krimit në gazetën lokale – i cili i ka regjistruar të gjitha bisedat e tyre, por kurrë nuk mendoi ose nuk iu kërkua t’ia dorëzonte ato policisë – dhe shkon në shtëpi, pasi ka pastruar një cep tjetër rruge.
Në një moment, Saeed vlerëson me një buzëqeshje të bukur se ai do t’i jepte fund misionit të tij nëse do të vriste 200 gra; ata thjesht duhet ta lënë atë të vazhdojë. Vetëkënaqësia me virtytin e vet është gjëja më revoltuese për të. Në fakt, Saeed është një veteran lufte i shtypur nga propaganda për martirizim. Në fakt ai nuk është edhe aq i arsyeshëm. Gjëja më e keqe për të është fakti që krijon admirues. Ka nga ata – përfshirë Fatimën, gruan e tij të devotshme (Forouzan Jamshidnejad) – të cilët janë të bindur se ai kurrë nuk mund të dënohet sepse vepra e tij përbën një xhihad kundër mëkatit.
Rahimin hetimet e çojnë në rrugica të errëta – të xhiruara në Jordani – dhe mënyra të errëta jetese, shpesh të xhiruara në hije të thella që i japin filmit një tis të herëpashershëm të filmit noir, me një partiturë në rritje nga Martin Dirkov, të shfrytëzuar për ndikim të plotë melodramatik teksa vrasjet vazhdojnë.
T’i shikosh duke i mbytur gratë padyshim se është shqetësuese, por këto skena janë zhveshur qysh në bazë, ndërsa je këtu, duket se po thotë Abbasi, mund ta dish edhe të vërtetën e tmerrshme. E vërteta më e madhe, natyrisht, është se shtypi i krahut të djathtë, zelltarët fundamentalistë dhe të gjithë mizogjenët e tyre bashkudhëtarë që e sulmuan Saedin dhe veprimet e tij të tmerrshme – përfshirë djalin e tij, të cilin ne e shohim duke u zotuar të vazhdojë kërkimin e tij – janë vetëm 20 vjet më të vjetër. Çfarë po bëjnë tani?
Marrë nga “deadline.com” Përktheu: Mirjetë Sadiku