Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Historia shqiptare e mesjetës pasurohet me pesë vepra

Prishtinë, 18 tetor – Pesë vepra i janë shtuar historiografisë shqiptare të mesjetës. Të gjitha në mënyrë direkte a indirekte lidhen me heroin Gjergj Kastrioti-Skënderbeun. Promovimet janë bërë në ditën e dytë të konferencës shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes”.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të mërkurën gjatë promovimit është thënë se veprat “Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI” me autor Jakup Krasniqin, “Balshajt” me autore Pranvera Bogdanin, “Studime për Skënderbeun” me autor Aleks Budën, “Regjistri i Sanxhakut Arvanid” i Akademisë së Studimeve Albanologjike të Tiranës dhe nga “Shkodra gjer në Vlorë”, vepër e përkthyer, me autor Konstantin Jeriçek, paraqesin një vlerë të munguar në historinë shqiptare.

Drejtori i Institutit të Historisë në Prishtinë, Sabit Syla, ka thënë se kanë zgjedhur që në vitin e manifestimit mbarëkombëtar, duke shënuar ngjarjet e historisë shqiptare, të promovojnë e botojnë veprat (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Artikuj të ngjashëm