Instituti i historisë “Ali Hadri”- Prishtinë në kuadër të aktiviteteve kushtuar Vitit Jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, botoi vëllimin me dokumente “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut: dokumente”, hulumtuar dhe përgatitur për botim nga studiuesi prof. asoc. dr. Gjon Berisha.
Botimi i këtyre dokumenteve është një përfundim me sukses i punës hulumtuese disavjeçare në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut nga studiuesi i periudhës së mesjetës, Berisha, i cili si rezultat të punës hulumtuese në arkivin në fjalë pati rastin që të hulumtojë dhe grumbullojë rreth 35,000 faqe dokumente që ndërlidhen me Arbërinë dhe arbërorët në mesjetë, të cilat dokumente për nga përmbajtja e tyre ju takojnë fushave të ndryshme si: ekonomike, politike e kulturore. Nga këto dokumente të hulumtuara dhe grumbulluara gjatë katër vjetëve të fundit, një pjesë e tyre, që i kushtohen Epokës së Gjergj Kastriotit, gjejnë vend në këtë përmbledhje me dokumente.
Një përmbledhje e tillë me dokumente tematike kushtuar Gjergj Kastriotit, dhe që na vijnë vetëm nga një arkiv, siç është Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut (DAD), nuk ka ekzistuar më herët, prandaj është e mirëseardhur për studiuesit e mesjetës në veçanti dhe lexuesit në përgjithësi. Edhe në aspektin metodologjik, vëllimi është i punuar me kujdes të veçantë, ku krahas tekstit të dokumentit origjinal gjendet përkthimi në gjuhën shqipe. Teuta Shala-Peli.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)