“Shtëpia e Tolerancës” në Lubjanë ka bërë bashkë rrëfime për solidaritetin me hebrenjtë e njeriun në përgjithësi, e në këtë mozaik ka qenë edhe rrëfimi me “Kujtimet e një tavoline ngrënieje” që zbërthen se si shqiptarët kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rolin e besës në traditën shqiptare.
Para një publiku të përzgjedhur dhe në praninë e përfaqësuesve të korit diplomatik të akredituar në Republikën e Sllovenisë, komunitetit artistik dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera, u prezantua performanca “Kujtimet e një tavoline ngrënieje” e organizuar në Qendrën Kulturore Hebraike në Lubjanë, me rastin e hapjes së edicionit të katërt të festivalit “Shtëpia e Tolerancës”, të dielën e 18 marsit, në bashkorganizim me “Mini Teater” Lubjanë, shkruan sot Koha Ditore.
Festivali njëjavor, i cili ka për synim promovimin e tolerancës dhe mesazhin kundër gjuhës së urrejtjes midis njerëzve, zyrtarisht u hap nga drejtori i festivalit, Robert Waltl, i cili duke theksuar rëndësinë e festivalit shpalosi programin e filmave dhe aktiviteteve të tjera. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Osmani në Auschwitz: Kosova e kupton më së miri rëndësinë e unitetit në luftën kundër urrejtjes
-
“Reporting House” me fuqinë e mediave si dokumentuese të së kaluarës
-
“Prizrenfest” me rrëfimin nga Ukraina, teatri bashkon
-
“PrizrenFesti” nis me rrëfimin nga Ukraina, teatri bashkon njerëzit
-
“Mirëdita, dobar dan!” mbyllet me thirrjet për komunikim e bashkëpunim