Disa i matin ndërrimet sezonale nga pozicioni i tokës në raport me diellin, ndërsa të tjerët përdorin ciklin vjetor të temperaturës. Ja cili është dallimi midis stinëve astronomike dhe atyre meteorologjike.
Çdo vit parashikuesit e motit mirëpresin ardhjen e verës më 1 qershor – derisa të tjerët janë të mendimit se në të vërtetë vera fillon disa javë më vonë me solsticin, i cili i bie të jetë më 20, 21 ose 22 qershor. Pra, kush ka të drejtë sa i përket çështjes se kur fillojnë stinët?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuose pse jeni duke pyetur. Stinët ndahen në dy mënyra: stinë astronomike të cilat bazohen në pozitën e tokës teksa rrotullohet rreth diellit, dhe stinë meteorologjike të cilat bazohen në ciklet vjetore të temperaturave. Që të dyja e ndajnë vitin në katër stinë: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri – vetëm se me data të ndryshme të fillimit dhe mbarimit të tyre. Ja çfarë mendojnë ata dhe si t’i dallojmë ato.
Ekuinoks quajmë kur dita e tokës ndahet pothuajse në gjysmë. Kjo ndodh çdo gjashtë muaj, në pranverë dhe vjeshtë, kur orbita e tokës dhe pjerrësia e saj boshtore kombinohen në atë mënyrë që dielli ulet drejtpërdrejt mbi Ekuator. Gjatë ekuinoksit, gjysma e planetit mbetet e ndriçuar, ndërsa gjysma tjetër në errësirë. Teksa fillon procesi i fillimit të sezonit të ri, pozita e diellit vazhdon të ndryshojë – dhe, varësisht se në cilën hemisferë jeton, ditët do të vazhdojnë, që në mënyrë progresive, të zgjaten apo zvogëlohen, deri në ardhjen e solsticit.
Solsticet shënojnë ditët dhe netët më të gjata të vitit. Kjo varet po ashtu nga pozita e tokës dhe shënon fillimin e verës dhe dimrit astronomik. Kur hemisfera veriore është e përkulur kah dielli, dita është më e gjatë dhe ndihet si verë – teksa, në të njëjtën kohë, hemisfera jugore është e larguar prej diellit duke sjellë net të gjata dhe dimra të ftohtë.
Por kjo metodë e matjes së stinëve ka disa vështirësi. Viti solar është diku 365.3422 ditë i gjatë, duke e bërë të pamundur sinkronizimin e përsosur të rrotullimit të tokës rreth diellit, me cilindo kalendar. Si pasojë e kësaj, çdo vit sezoni astronomik fillon në ditë dhe kohë paksa të ndryshme - duke shkaktuar vështirësi në statistikat e motit të cilat përdoren në agrikulturë, tregti apo vende të tjera. Kjo është arsyeja pse meteorologët dhe klimatologët iu drejtuan sezoneve meteorologjike.
Të paktën që nga shekulli i 18-të, shkencëtarët kanë kërkuar metoda më të mira për të parashikuar stinët dhe fenomenet e tjera të motit. Me kalimin e kohës, kjo krijoi konceptin e stinëve meteorologjike, të cilat janë më të lidhura me temperaturat vjetore dhe kalendarin civil.
Stinët meteorologjike janë shumë më të thjeshta sesa stinët astronomike. Ata e ndajnë vitin kalendarik në katër stinë, ku secila zgjat saktësisht tre muaj dhe bazohet në ciklin vjetor të temperaturës. Dimri zhvillohet gjatë tre muajve më të ftohtë të vitit, vera në tre muajt më të nxehtë, dhe pranvera dhe vjeshta shënojnë muajt e mbetur të transicionit.
Hemisfera veriore nënkupton se fillimi i çdo stine është dita e parë e muajit të caktuar si p.sh 1 marsi (pranvera), 1 qershori (vera), 1 shtatori (vjeshta) dhe 1 dhjetori (dimri). Në hemisferën jugore stinët nisin në data komplet të kundërta; pranvera fillon në shtator, vera në dhjeton, vjeshta në mars dhe dimri në qershor
Konsistenca e stinëve meteorologjike i lejon meteorologët të bëjnë llogaritje komplekse statistikore, të nevojshme për të bërë parashikime dhe për të krahasuar stinët me njëra-tjetrën. “Të merresh me copa të dhënash për një muaj të tërë në vend të fraksioneve të muajve ishte më ekonomike dhe kishte më shumë kuptim”, ka thënë klimatologu Derek Arndt për “Washington Post” më 2014. “Ne e organizojmë jetën tonë më shumë rreth muajve sesa stinëve astronomike, kështu që informacionet tona bazohen në ta”.
Pra, kur është dita e parë e verës? Nuk është 1 qershori ose solstici veror - janë të dyja.
Marrë nga “National Geographic”
Përktheu: Mirjetë Sadiku