Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Historia 170-vjeçare e briskpunuesve të Pejës

Në rendin e gjatë të dyqaneve në Çarshinë e Pejës, një është i veçantë. Është i vetmi që në tabelën e zezë që tregon veprimtarinë e atyshme shkruan: “Briskagji”. Tabela nuk thotë më shumë. Por brenda dyqanit është një histori rreth 170-vjeçare e këtij zanati. Janë katër breza të familjes Gorani që janë marrë me këtë punë.

Blerim Gorani është aktualisht personi përgjegjës. Nuk merret më me prodhimin e brisqeve apo gërshërëve. Bën kryesisht riparime e mprehje të tyre. Me 2020-n thotë se kjo zeje mund të përfundojë, por ka një ide. Dyqanin, që ka rreth 20 metra katrorë ta kthejë në një mini-muze të zejes e të familjes, shkruan KOHA. 

Katër breza briskpunues

Një numër telefoni është shkruar në një copë letër dhe është ngjitur për xhami të portës kryesore të dyqanit. Është numri i Blerim Goranit. Është dëshmia e parë që në këtë dyqan ka më shumë çka flitet për të shkuarën sesa për të tashmen.

{gallery}

Edhe Thirrja për të mbajtur gjallë filigranin në Prizren Kulturë Thirrja për të mbajtur gjallë filigranin në Prizren

Meqë ndodhet afër me shtëpi, Gorani nuk vonon shumë. Vjen në dyqan për të rrëfyer pjesë nga historia e gjatë e lidhjes së katër brezave me zejen e briskpunuesit.

“Unë jam brezi i katërt, dhe i fundit që merret me këtë punë. Po them i fundit, pa diskutim, sepse nuk ka kush merret me këtë punë”, thotë krejt në fillim të bisedës Gorani.

Shpejt tregon se këtë zeje e bëjnë afërsisht prej viteve ‘50 të shekullit XIX.

“Ne jemi në këtë punë prej 1850-s. Krejt në fillim kanë filluar të punojnë me pushkë të gjata të stilit otoman, punëdore, tyfek ju thoshin. Kësaj pjese i kanë thënë ‘Rrethi i tyfekgjive’, sepse shumica kanë punuar me armë”, tregon Gorani.

Edhe “Vera e zejeve” pret diasporën për një lidhje tjetër me traditën Kulturë “Vera e zejeve” pret diasporën për një lidhje tjetër me traditën

Ndërrimi i pushteteve do të ndërronte edhe veprimtarinë.

“Pas periudhës së otomanëve kanë filluar me gërshërë të dhenëve e me brisçë prej brinjëve. Atëherë ka qenë kërkesa më e madhe për gërshër të dhenëve”, thotë Gorani, që përshkruan fillimshekullin XX.