Kur në Serbi flitet për manastiret ortodokse në Kosovë, zor të përmenden histori të tilla si ato për mbrojtësit shqiptarë të tyre. Për këtë gazetari e aktivisti Ilir Gashi, që jeton e vepron në Beograd, ka vendosur të sjellë një copë prej këtij rrëfimi.
“Historia e kishave dhe manastireve ortodokse serbe në Kosovë mban më vete shumë sekrete - e disa prej këtyre sekreteve mund të sjellin në pah një mënyrë ndryshe në atë se si i mendojmë ato sot”, shkruhet në sinopsisin e minidokumentarit “Histori të padëgjuara: Mbrojtësit e Manastirit”.
Sjell dëshmi për Manastirin e Deçanit dhe është e para në kuadër të serisë së storieve të shkurtra pamore që shfaqin anën më pak të njohur të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, prej kohërave të kamotshme e deri më sot, bazuar në veprat e intelektualit të shquar Petrit Imami. Storiet janë xhiruar nga Ilir Hasanaj, filmbërës nga Prishtina dhe janë prodhuar nga OJQ Iniciativat Qytetare, Serbi. “Histori të padëgjuara: Mbrojtësit e Manastirit” transmetohet premierë në KTV, sonte në “Express”, që nis prej 16:30.
-
Arrestimet, rrëmbimi dhe siguria e kufirit me Serbinë, sot në “60 Minuta” me Bejtush Gashin
-
Imeraj: Edhe ngastrat ku janë shtatoret e Sali Çekajt e Mentor Tolajt i janë bartur kishës
-
Rasti i Manastirit të Deçanit midis shansit si monument dhe precedentit
-
Propaganda serbe për monumentet e Kosovës, me Rusinë edhe në OKB
-
Arsyet për të cilat vojvodët shqiptarë mbronin ndër shekuj kishat në Kosovë