Iraku është prej vendeve të rralla në Lindjen e Mesme që s’ka vizitorë për shkak të gjendjes jostabile politike prej 1968-s.
Kështu, jam detyruar të shkruaj për shqiptarët e Irakut prejse jam larguar nga Prishtina, për ta përfunduar monografinë “Shqiptarët në botën arabe”, Rilindja, 1990.
Me gjurmimet e mia prejse largu kam hasur në shumë personalitete ushtarake e administrative, që kanë bërë emër gjatë sundimit osman në Irak, gjatë viteve (1534-1917), shkruan sot Muhamed Mufaku në Koha Ditore.
Megjithatë, një koleg irakian në universitetin ku punoj tani më tregoi për një gjeneral irakian (në pension) me orgjinë shqiptare ose “arnaut” që jeton në Amman prej 2003, prejse administrata e përkohshme amerikane e shpërndau ushtrinë irakiane. Kuptohet, me kureshtje të madhe shkuam se bashku për një vizitë te gjenerali në pension, që e kishte banesën jo më larg se 200 metra prej banesës sime.
Ishte moment prekës kur zbuluam se jemi “fqinj” nja 15 vjet pa e njohur njëri-tjetrin, pavarësisht asaj që na lidh. Kureshtja e historianit nuk kishte kufi, kështu biseda zgjati shumë dhe u ndamë me shpresë që të shihemi jo vetëm në Amman, por edhe në vendbanimet e arnautëve në veri e perëndim të Bagdadit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)