Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Heshtja e shtetit përballë një orkestre

“Ra ky...e u pamë!" Po e nisi këtë shkrim me këtë fjali/frazë, e që si sinonim i kësaj do të ishte: "Ra Belgjika e po flas!" Jo që unë si themelues dhe dirigjent i Orkestrës së të Rinjve të Kosovës, apo ne si ekip nuk kemi pasur arsye më herët ta bëjmë këtë, qoftë për punë dhe suksese që kemi treguar deri më sot, apo qoftë edhe si indinjatë, mllef, zhgënjim e të tjera, por meqë gjendja jonë nuk po ndërron asgjë, atëherë është më mirë të mundohemi ta ndërrojmë këtë gjendje vetë ne, qoftë edhe përmes këtij shkrimi.

Ne si Orkestër, që prej themelimit e deri më tani, jemi krenarë për punën ndryshe që e bëjmë, për iniciativat novative që bëjmë, për atë që, kudo që dalim jashtë shtetit, njihemi si “Kosovo Youth Orchestra”. Pra, prezantojmë shtetin e Kosovës, shkruan Kushtrim Gashi në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej themelimit (2009) e deri më tani, ne funksionojmë me projekte dhe, falë një njeriu, ne ende ekzistojmë si orkestër, dhe projektet tona bëhen praktike, jo veç të shkruara, e ai person është Lukas Greiner, nga Bazeli i Zvicrës, i cili me ndihma vetjake asnjëherë nuk është ndalur së kontribuari për ne si Orkestër që prezantojmë Kosovën, jo Zvicrën.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.