Disa ditë para se të nisë festivali “Balkan Trafik”, Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë bëri bashkë gazetarë e artistë.
Julien Sassel, shef i Zyrës Diplomatike të Belgjikës, ka thënë se ky organizim u bë me qëllimin e tejkalimit të idesë se ambasadat kanë të bëjnë vetëm me politikë dhe të krijojnë ura lidhëse midis kulturave.“Balkan Trafik” sivjet prej 27 deri më 30 prill mban edicionin i 17-të në Bruksel por me ngjarje shtrihet edhe në vende të ndryshme përfshirë edhe Kosovën.
“Nëse flasim në përgjithësi është ky koncepti i diplomacisë publike dhe është e vërtetë se fatkeqësisht për shumë arsye, nganjëherë për arsyet e duhura nganjëherë për ato të gabuara, ambasadat lidhen me gjëra më pak të këndshme si politika, investimet ekonomike ose vizat. Unë besoj se ambasadat e kanë edhe një rol të rëndësishëm, atë që t’i bëjnë njerëzit bashkë. Dhe kjo bëhet më së miri nëpërmjet kulturës. Jo vetëm duke e promovuar dhe duke e kuptuar kulturën e njëri-tjetrit por edhe duke e parë atë nga afër”, deklaroi Sassel.
Mbrëmja erdhi si pjesë e festivalit “Balkan Trafik” organizuar prej Nicolas Wieërs. Në kuadër të disa aktiviteteve Wieërs sjell edhe një udhëtim nëpër Prishtinë me gazetarë belg në mënyrë që të përjetohen Prishtina dhe kultura e saj nga afër.
“Jam duke e organizuar një ‘press trip’ me 12 gazetarë nga Belgjika dhe mediat evropiane. Do të vizitojmë dhe takojmë artistë dhe aktivistë kosovarë. Aktivistë për mbrojtjen e ambientin, barazi gjinore të cilët po i ftojmë në festivalin tonë. Qëllimi i ‘press trip’ është që këta [pjesëmarrës ta tejkalojnë perceptimin që e kanë për Kosovën, dhe t’i sjellim ata këtu do të thotë se do të shohim për nga afër jetën dinamike në Prishtinë”.
Edhe
“Balkan Trafik” në dinamikën e Prishtinës për ura midis kulturave
“Në kuadër të festivalit ‘Balkan Traffic’ do të vijnë artistë të njohur si Dren Abazi dhe Zig Zag Orkestra. Po ashtu Fitore Berisha, një piktore e muraliste njëherësh edhe aktiviste për barazi gjinore e feministë, gjë që është shumë e rëndësishme sepse ka shumë njerëz në Bruksel që mendojnë si ajo. Kjo është një mënyrë që e kam gjetur për të treguar se të gjithë jemi të njëjtë. Dhe ky festival po i bën bashkë komunitetin kosovar dhe atë belg”, përfundoi Wieërs.
Mbrëmja e së hënës u përcoll edhe me një performancë të shkurtër nga Besnik dhe Zymrije Grajçevci të ansamblit “Shota”. Është viti i dytë që po marrin pjesë në këtë festival, i cili sipas tyre, e bën bashkëpunimin e afërt me ta dhe artistët e tjerë.
“Është një përvojë jashtëzakonisht e mirë, ku në vazhdimësi ‘Balkan Trafic Festival’ me bashkëpunëtorët e vet, e mban bashkëpunimin shumë afër e ngrohtë dhe vazhdimisht të kërkon, të tërheqë ë e të ofron diçka për bashkëpunim”.
Në hapësirat e “Termokis”, Zenel Laçi ka sjellë një solo performancë në të cilën ai e rrëfen rrugëtimin e tij drejt mërgimit. Për tash e dy gjenerata ai dhe familja e tij jetojnë në Bruksel.
Edhe
“Ballkan trafik” për shqiptarët pa viza e emigrantin artist
“Është historia ime, një djalë i emigrantit të viteve të 70-ta, në një familje patriarkale. Baba ëndërronte të shkojë në Amerikë. Na kufizoi neve 5 fëmijëve vetëm të punojmë me mbledh para në mënyrë që të shkojë dhe ta realizojë ëndrrën e tij. Fati i tij e gjeti një lokal aty ky përgatiteshin pomfrit, një specialitet i Brukselit, ne nuk kishim ide se si përpunohen patatet dhe mua më mori nga shkolla dhe më futi në punë si 14-vjeçar”.
Në kuadër të festivalit, në kryeqytet do të vijnë edhe murale nga Fitore Berisha dhe artistë të tjerë nga Belgjika si dhe ngjarje të tjera kulturore.