Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Haradinaj dhe tenori Lahaj flasin për sallën koncertale

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar tenorin shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj. Në takim është biseduar edhe për ndërtimin e sallës koncertale.

“Tenori prestigjioz, Ramë Lahaj, përpos që ka arritur majat personale të suksesit, ka lartësuar emrin e Kosovës në qendrat më të njohura kulturore në botë. Kënaqësi e veçantë të flisnim për angazhimin e tij të madh, ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore dhe të këmbenim mendime rreth ndërtimit të sallës koncertale, e cila do të jetë strehë ku artistët do t’i shpalosin veprat e tyre”, ka shkruar Haradinaj,