Festivali i cili hulumton hapësirat publike këtë vit do t’i kthejë ato në një fushë-lojë. Me temën “Hapu dhe luaj!” edicioni i pestë fton për të eksploruar dhe zbuluar vetveten, por edhe shoqërinë. “HAPU” për tetë ditë do të mbushë rrugët e kryeqytetit me performanca e aktivitete kulturore. Shtatë lokacione të ndryshme do të shndërrohen në hapësira për krijime artistike.
Mirëpo këtë vit përveç në kryeqytet, “HAPU” po e zgjeron fushë-lojën edhe në Fushë-Kosovë. Rruga “Dardania” dhe Stacioni i trenave në Fushë-Kosovë do të jenë dy lokacionet e reja të Festivalit, shkruan sot "Koha Ditore".
Në anën tjetër, teatri “Oda”, “Shtatëmbëdhjetë”, dhe hapësirat si “NEWBORN” sheshet “Nënë Tereza”, “Skënderbeu”, “Zahir Pajaziti” e “Adem Jashari” do te jenë vendet të cilat do të shfrytëzohen këtë vit nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë. “Hapu” fillon në ditën e 11-të të këtij muaji.
“HAPU dhe luaj me ne, me artistët, me bashkëqytetarët”, është thirrja e sivjetshme e Festivalit. Kjo thirrje, sipas drejtorit artistik të Festivalit, Florent Mehmeti, nuk është vetëm për t’u argëtuar, mirëpo për të treguar se të luash nuk është luks. Sipas tij, ajo është një mënyrë për të kuptuar më mirë qenien tonë, të tjerët dhe shoqërinë, e që në të njëjtën kohë është edhe argëtuese gjithashtu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“HAPU” në dialog me natyrën zgjerohet edhe në Gjakovë
-
“Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu
-
“Hapësirat e mundësive” me shembujt e rivitalizimit të ambienteve
-
“Prizren Festi” i guximit dhe i lirisë zhduk kufijtë truporë në hapje
-
Panairi i Librit – thirrja e përvitshme për lexim dhe refreni për kushte