Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Halilaj: Unë nuk kam një armik

Me rrema të degëve nëpër duar e kalon një ditë të zakonshme artisti Petrit Halilaj. Duart e tij janë gërvishtur nga këto degë.

Ai nuk mban dorëza gjersa i mbulon ato me llaç natyral, për t’i dhënë formë instalacionit të tij “Ru”. Degët, artisti i ka përdorur për të krijuar një ambient të përshtatshëm në të cilin pushojnë “zogjtë e tij”. Pak ujë për të pirë, një vend i sigurt për të pushuar, gjersa janë në rrugë për të migruar nga një vend në një tjetër. Halilaj, i cili vetë ka qenë refugjat në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë, ka treguar më shumë për këtë instalacion në një intervistë për Muzeun e artit bashkëkohor në Danimarkë, “Louisiana”.

Emrin “Ru” të instalacionit artisti e ka lidhur me emrin e Runikut, fshati në të cilin ka lindur, e ku që nga viti 1960 janë gjetur artefakte të kohës së neolitit. Në videon 7-minutëshe për kanalin e muzeut “Louisiana”, artisti kosovar ka treguar për jetën e tij dhe për rritjen në Kosovë, vend në të cilin kosovarët në baza ditore kishin një armik

(Gjerësisht, sot në "Kohën ditore")