Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Gurbeqars: the non migrants” me lëvizjet ciklike të migrantëve

Lumnije Jusufi

“Faktorët e jashtëm gjithmonë janë lidhur me ndryshimet kulturore ose shoqërore, por të gjitha kontaktet gjuhësore kanë qenë ajo qasja që kam pasur në këtë projekt, që kontakti gjuhësor të shoh zhvillimet e jashtme. Te kontaktet gjuhësore me sferën gjermanofolëse janë pak specifike për shqiptarët, sepse edhe pse kanë qenë okupues dy herë për periudha shumë të shkurtra dhe nuk kanë mundur të kenë ndikimin që ka gjermanishtja në gjuhën tonë dhe në kërkim të këtyre faktorëve, përfundoi aty”, ka thënë studiuesja Lumnije Jusufi

Albanologia Jusufi, asistente kërkimore në Universitetin e Humboldtit në Berlin, e sheh gjuhën jo si sistem të izoluar, por si reflektim më të gjerë. Kjo qasje ndërdisiplinore qëndron edhe në themel të projektit të saj filmik, i cili trajton fenomenin e migracionit në një këndvështrim më pak të zakonshëm, atë të “mosmigrimit”. Të hënën paradite në sallën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, Jusufi ka thënë se projekti ka lindur nga interesi i saj për gjuhësinë e kulturës, veçmas për të sqaruar zhvillimet gjuhësore të ndikuara nga jashtë

Kultura e gjuha shqipe kanë qenë ndër temat në kuadër të programit të ligjëratave e diskutimeve publike “Leksione albanologjike” të Institutit Albanologjik. Albanologia Lumnije Jusufi e ka sjellë punën e saj kërkimore nëpërmjet filmit “Gurbeqars: the non migrants” në të cilën ajo është producente si dhe hulumtuese në teren. Debati mbi migrimin dhe identitetin është sjell përtej statistikave, por me një qasje ndryshe. Duke reflektuar edhe për nga ana njerëzore nëpërmjet narrativës filmike. 

Albanologia Jusufi, asistente kërkimore në Universitetin e Humboldtit në Berlin, e sheh gjuhën jo si sistem të izoluar, por si reflektim më të gjerë. Kjo qasje ndërdisiplinore qëndron edhe në themel të projektit të saj filmik, i cili trajton fenomenin e migracionit në një këndvështrim më pak të zakonshëm, atë të “mosmigrimit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën paradite në sallën e Institutit, Jusufi ka thënë se projekti ka lindur nga interesi i saj për gjuhësinë e kulturës, veçmas për të sqaruar zhvillimet gjuhësore të ndikuara nga jashtë. 

“Faktorët e jashtëm gjithmonë janë lidhur me ndryshimet kulturore ose shoqërore, por të gjitha kontaktet gjuhësore kanë qenë ajo qasja që kam pasur në këtë projekt, që kontakti gjuhësor të shoh zhvillimet e jashtme. Te kontaktet gjuhësore me sferën gjermanofolëse janë pak specifike për shqiptarët sepse edhe pse kanë qenë okupues dy herë për periudha shumë të shkurtra dhe nuk kanë mundur të kenë ndikimin që ka gjermanishtja në gjuhën tonë dhe në kërkim të këtyre faktorëve, përfundoi aty. Ideja ishte për të parë kontaktet gjuhësore jo vetëm te migracioni vetë, që është e natyrshme, por ndikimin që sjellin këta emigrantë nëpërmjet një tipi specifik të migracionit, atë fenomenin që shkojnë e vijnë”, është shprehur ajo. 

Më pas është shfaqur edhe filmi i shkurtër “Gurbeqars: the non migrants” nën regji të Linda Parganelli dhe me producente e hulumtuese Lumnije Jusufin. Ky projekt sjell në vëmendje një dimension të migracionit që shpesh anashkalohet: lëvizjen ciklike, të përkohshme, që nuk e ndërpret lidhjen me vendlindjen. Për Jusufin, ky bashkëpunim ishte një përvojë e veçantë, që e detyroi të përkthejë gjuhën akademike në gjuhën e imazhit.

“Te filmi, regjisorja Linda Parganelli, ka përdorur të dhëna të projektit tim. Ajo thoshte që duhet të jetë fokusi më shumë në kulturë sepse është më vizuale dhe më e kapshme për kamerën. Ishte edhe për mua përvojë e veçantë bashkëpunimi me një regjisore për të parë sesi funksionon filmi, si i zgjedh elementet, cilat janë të përdorshme për filmin e cilat jo”, ka thënë ajo duke u shprehur se filmi rezultoi në metrazh të shkurtër për shkak të financave. 

“Filmi doli në fund i shkurtër, sepse unë kisha financimin për projektin për tri vjet dhe kur fillon të shohësh zinxhirin pas këtij filmi se sa kushton, çfarë stafi është i përfshirë, buxheti foli për një film të shkurtër, ndërkohë që kemi pasur material të xhiruar 18 orë. Është dashur të përmblidhen në një narrativë të shkurtër”, ka bërë me dije Jusufi. 

Një nga pikat e veçanta të diskutimit ishte vetë gjuha që përdoret për të përshkruar migracionin. Termat si “emigrant”, “mërgimtar” apo “gurbetçar” janë parë si etiketime që bartin kuptime të ndryshme kulturore dhe emocionale, madje edhe kundërshti, sipas Jusufit.

“Kur bëmë një pyetësor, fjala ‘gurbetçar’ kritikohej, sikur edhe fjala ‘migrant’ e ‘mërgimtar’. Çdo term që zgjidhja për pyetësorin kritikohej. Unë jam rritur në Kërçovë me mërgimtarë, pa reflektuar mbi termin. Aty lindi ideja për diskutimin me Lindën. Edhe njerëzit në film, në asnjë mënyrë në intervista nuk donin të thonin që kanë migruar. Të emigruarit e vetëm shqiptarë janë ata që kanë ikur në Turqi për perceptimin lokal, por mendoj se është mbarëkombëtarë. Por këta njerëz nuk kanë migruar. Edhe babai im thoshte: ‘ne u kemi thënë emigrantë atyre që vinin në Gjermani dhe humbnin e që nuk u interesonte më vendi i tyre”, është shprehur ajo. 

Ka thënë se vetë shqiptarët në vende të huaja nuk kanë kontribuuar në integrimin e tyre në këto vende përkatëse. 

“Edhe në Gjermani ka diskutime sesa janë shqiptarët të integruar, pastaj ka akuza nga gjeneratat e treta që thonë se Gjermania nuk ka pasur interes për ta bërë këtë, por edhe nga ana e emigrantëve vetë nuk ka pasur interes për të migruar, por përkohshmëria. Prandaj është fjala ‘gurbetçar’ dhe jo ‘migrant’”, ka thënë Jusufi, albanologe e habilituar në Universitetin e Humboldtit në Berlin, në Institutin për Sllavistikë dhe Hungarologji. 

Sipas biografisë, kërkimi i saj është i gjerë si në aspektin gjeografik ashtu edhe shkencor, duke u fokusuar në Evropën Juglindore Shqiptare, me një qasje ndërdisiplinore dhe sociolinguistike. Fushat kryesore të kërkimit të saj përfshijnë linguistikën areale dhe hapësirat e komunikimit, studimet e kontaktit gjuhësor, studimet e kufijve (Border Studies) dhe studimet e migracionit. 

Ajo ka qenë e ftuar në disa institucione gjermane, si “Alexander von Humboldt-Stiftung”. Është autore e disa monografive, vëllime konferencash dhe një libri mësimor për gjuhën shqipe, si dhe autore e shumë artikujve dhe organizatore e disa konferencave. 

Filmi është xhiruar në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut dhe nga atje vijnë edhe të dhënat që rezonojnë mjaft mirë edhe me trevat tjera shqiptare. Fillimisht shtëpitë janë bosh, mbeturina ka më pak, mbi 80 për qind e njerëzve kanë mërguar. Por, për pushime gjithçka ndryshon. Gjallërohet gjithçka. 

Aty trajtohen tema si dasmat, ritet fetare, vdekjet, e manifestime të shumta të cilat ende pa nisur veçse dihet kur do të organizohet. Ndërkohë të papriturat, si rastet e vdekjes, ceremonitë ndodhin vetëm pasi mërgimtarët të kthehen në vendet e tyre. 

Historiani Ylber Hysa ka ngritur pyetje mbi qëndrueshmërinë e lidhjeve ndërbreznore me vendlindjen.

“Më ka rastisur shumë herë të jem në Komunën e Kërçovës në kohën kur ato shtëpi janë të zbrazëta dhe kur janë plot. Po ashtu kam qenë dëshmitar i një solidarizimi që ekziston brenda emigracionit dhe kur është dashur të fitohet komuna me çdo kusht. Sa mban ky solidaritet ndër gjenerata, sa nga këta fëmijë që kanë lindur në Gjermani do të vazhdojnë ta kenë këtë ndjenjë për të ardhur ta hapin shtëpinë tri javë në vit”, ka thënë ai. 

Pyetja e tij gjeti përgjigje që shkon përtej pritjes së zakonshme për asimilimin e diasporës. 

“Te shqiptarët janë gjeneratat e treta që rriten tani atje. Deri te gjeneratat e treta ky interes vazhdon të jetë. Unë habitem të them të drejtën. Të rinjtë dalin, shohin, studiojnë e punojnë dhe prapë vazhdojnë të ngritin shtëpi në fshat. Për mua është fenomen interesant, nuk e vlerësoj as pozitivisht as negativisht, por vazhdon kjo”, është përgjigjur Jusufi. 

Diskutimi preku edhe dimensionin politik në lidhje me migrimin kur u kujtua kontributi i diasporës në mbajtjen e pushtetit lokal nga shqiptarët, gjë që nuk ndodhi në zgjedhjet e fundit. 

“Mosmarrëveshjet midis politikanëve shqiptarë e humbën Kërçovën, jo shqiptarët që votuan”, ka thënë Lumnije Jusufi.