Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Grupi për të cilin muzika është mision

Para 23 vjetësh disa miq – që pos tjerash edhe muzikën e kishin emërues të përbashkët – u kishte hyrë mendja që të themelojnë një grup.

Ata që më vonë do të njiheshin si djemtë e “Dub Pistols” ia kishin vënë vetes një qëllim të qartë: të bënin muzikë për t’i bashkuar njerëzit pavarësisht telasheve që kanë, shkruan Koha Ditore.

Njihen si rebelë, por kjo edhe u shkon për shtat. E kanë shëtitur botën nëpërmjet performancave. Për ta është pak e rëndësishme a janë në Glastonbury përballë mijëra njerëzve apo në një qytet ku për audiencë kanë rreth një mijë veta, siç është Prishtina.

“Për kohën e shkurtër që jemi këtu gjithçka ishte fantastike. Këtë e kemi ndier të gjithë anëtarët e bendit”, thotë vokalisti Seanie Tee derisa fshin djerset pas interpretimit në kryeqytetin kosovar.

Historia e “rebelëve”

Edhe “Erdhlezeti” rikthehet në ritëm me energjinë e muzikës që bashkon Kulturë 2 j. më parë “Erdhlezeti” rikthehet në ritëm me energjinë e muzikës që bashkon

Prishtinën u ka rënë hise ta vizitojnë pas ftesës që kanë marrë nga festivali “Erdh lezeti”. Historia e shtetit ballkanik shpejt i ka bërë për vete. Bashkimi i njerëzve të etnive të ndryshme në një vend që ka dy dekada që ka dalë nga lufta për ata është një histori më vete.

Grupi që muzikën elektronike e ka çelës të karrierës, por që gërsheton edhe big beat, hip-hop alternative e dub, kishte nisur të depërtonte te publiku më 1998. “There's Gonna Be a Riot” and “Best Got Better” janë dy hitet e tyre të para. Po atë vit do të nxirrej në treg edhe albumi i tyre i parë “Point Blank”. E më 2001 albumet “Six Million Ways to Live” dhe “Y4K: Next Level Breaks were released” veç sa trasuan rrugën edhe më për djemtë rebelë, siç njihen ndryshe anëtarët e “Dub Pistols”. Prishtinës në kuadër të festivalit “Erdh lezeti” i kanë sjellë këngë nga albume të ndryshme... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)