Me një interpretim patën krijuar një atmosferë të veçantë në skenën gjermane.
Grupi ballkanik, që përbëhet nga dy instrumentistë shqiptarë, me këmbëngulje kishte vendosur që në festivalin gjerman të përfshijë këngë nga Kosova e Shqipëria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta synojnë në repertorin e tyre të përfshijnë këngë nga të gjitha trevat shqiptare.
Interpretimi i këtyre këngëve vjen me emocion edhe nga instrumentistët e tjerë të huaj, raporton KOHA.
Shkollimi i udhëheqësit të këtij grupi, Ibrahim Gunbardhi, shtrihet mes Shqipërisë, Italisë e Holandës. Për më shumë se dy dekada vepron në Gjermani, si pedagog e solist i klarinetës.
Edhe në profesionin e tij si pedagog dhe instrumentist i dhomës, ai synon që të rinjtë t’i njoftojë sa më shumë vepra të muzikës shqiptare.
Grupi ballkanik “Bukuria” do të zgjerohet edhe me instrumentistë të tjerë, por pa devijuar nga kultivimi i muzikës popullore.