Fiona Abdullahu është vetëm 21-vjeçare, por që tashmë është përfshirë në projekte të ndryshme filmike e reklama në Kosovë.
E specializuar në një shkollë grimi në Paris, me ligjërues të cilët janë emra të njohur në botën e grimit, njëherësh edhe fitues të çmimit “Oscar”, praktikat e saj tashmë po i dëshmon në vendlindje.
Ajo ka qenë pjesë e ekipit që ka bërë grimin e këngëtarit të njohur britanik, Isaac Gracie, i cili realizoi videoklipin e këngës “Terrified” në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.
Po ashtu edhe në reklamat e kompanisë së njohur kineze të telefonave mobilë “Huawei”, në filmin “Diamanti”, e produksionin turk të filmit 3-milionësh, “Shpata e drurit”.
Ndërsa tani është bërë pjesë e ekipit të filmit më të ri të regjisorit kosovar, i cili jeton në Gjermani, Visar Morina. Së shpejti ai do të fillojë xhirimet e filmit të tij më të ri të metrazhit të gjatë “Exil”, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Lola”. Abdullahu, përveç grimit për film, bën edhe atë artistik, apo, siç quhet ndryshe “Editorial makeup”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
“UPward” në zgjerim, me çmim kryesor mbërrin deri në Bangladesh
-
Jodie Foster: Filmi “F1” duket si i krijuar nga AI-ja
-
Gwyneth Paltrow me dhuratë të jashtëzakonshme për diplomimin e fëmijëve
-
Kujdesi për lëkurën e të vegjëlve: “bota e errët e shfrytëzuese” të videove të bukurisë në TikTok
-
Scarlett Johansson tregon për kohën kur në Hollywood pranoheshin kritikat për pamjen e grave