Dikujt mund t’i kenë munguar vërtet këto gjëra: rocku arrogant, i tërbuar, i zëshëm, i një kohe të dikurshme të fillimviteve ‘70.
“Greta Van Fleet”, një bend katër anëtarësh prej Michiganit, viteve të fundit ka shtruar rrugën e vet nëpërmjet koncerteve dhe festivaleve. Tani ka lansuar albumin debutues me titull “Anthem of the Peacuful Army” (Himni i ushtrisë paqësore).
Në incizimin e vitit 2017, të titulluar “From the Fires”, nuk ishte bërë asnjë gabim në burimin e tyre kryesor të frymëzimit: “Led Zeppelin”.
I gjithë inicizimi i bendit erdhi si një kthim prapa në kohë, derisa zëri i vokalistit Joshua Kiszka shpërtheu, u përplas, u hodh me çdo manovër që do të mundë ta kishte marrë nga Robert Plant, përderisa vëllai i tij binjak, Jacob Kiszka, solli riffat e kitarës dhe akordet e fuqishme në vijë me vokalin kryesor, në mënyrën siç e kishte bërë këtë edhe Jimmy Page... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
“Hardh Fest”, me rockerin anglez Robert Plant, synon ta sfidojë pandeminë
-
“The Who” në rikthimin e mahnitshëm
-
Marshi drejt koncertit të fundit të Ozzy Osbourne
-
Roberta Flack, zëri i krenarisë dhe mallit, por kurrë i dëshpërimit
-
Dokumentari i shumëpritur për “Led Zeppelin” paralajmërohet si rrëfim unik