Format e mbishkrimet e grafiteve që ndodhen në muret e disa lagjeve të Prishtinës dhe Tiranës, e kanë nxitur Ylberza Halilin t’i studiojë dhe t’i përmbledhë në libër.
Për gjashtë vjet ajo i ka analizuar mbishkrimet e vendosura mbi hapësirat publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrafitet në hapësirat shqiptare për Ylberzën paraqesin praktikat e komunikimit të grupeve shoqërore dhe banorëve të një qyteti.
Në studimin e saj “Grafitet në folklor”, janë prezantuar mbishkrime që kryesisht lidhen me probleme sociale.
Në Kosovë, thuajse çdo qytet është i mbushur me grafite.
Ato lidhen drejtpërdrejt më përditshmërinë e shoqërisë, thotë Halili.
Problemet socio-politike barten në mesazhet e grafiteve që ndodhen në pjesë urbane të vendit.
Siç ka konkluduar Ylberëza në studimin e saj, grafitet në botën shqiptare vazhdojnë të kenë përmbajtje kryesisht të revoltës.