Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Golloborda e Shqipërisë – shkrirja e etnive dhe feve të Ballkanit

Prishtinë, 24 gusht – Tetë studiues rusë për disa vite kanë qëndruar në Gollobordë të Shqipërisë. Rajoni me 24 fshatra shtrihet edhe në Maqedoni, me 6 fshatra, përderisa 18 janë në shtetin shqiptar.

Të dhënat e mbledhura nga studiuesit rusë kanë nxjerrë në pah një shkrirje të kulturës ballkanike në këtë rajon, 95 kilometra nga Tirana. Ritet e tyre të përziera, festimi i festave fetare të feve të njëri-tjetrit e gjuha që përdorin, çojnë në një hapësirë ku janë përzier kulturat e Ballkanit.

Albanologët Aleksandër Novik e Aleksandra Dugushina kanë prezantuar librin e botuar nga ekspedita e zhvilluar së bashku me Marina Domosileckaja, Denis Ermolin, Valeria Kosollosova, Maria Morozova, Aleksandër Rustakov e Andrea Sobolev. Paraditen e së enjtes, në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, dyshja ka shpalosur disa nga të dhënat e mbledhura në terren që janë bërë pjesë e librit “Ekspedita në Gollobordë të Shqipërisë”, që është botuar vitin e kaluar (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Artikuj të ngjashëm